Ky referendum e ban Serbinë horë, krejt për shkak të Kosovës
Analisti Rron Gjinovci thotë se moslejimi i mbajtjes së referendumit serb në Republikën e Kosovës tregon se si Serbia nuk ka më fuqi mbi Kosovën, si dikur.
Sipas tij, ky referendum e bën horë Serbinë në disa dimensione.
“Sot po mbahet referendumi jokushtetues i Serbisë. Jokushtetues sepse në Kushtetutën e Serbisë, Kosova dhe populli i saj janë pjesë e Serbisë, e referendumi nuk po mbahet për një pjesë të territorit dhe popullit të pretendum të saj. Kjo me automatizëm e bën jokushtetues këtë referendum”, shkruan Gjinovci ndër të tjera.
Reagimi i tij i plotë:
Opozita në Kosovë në fillim e mbështeti Qeverinë e Kosovës duke shpresu që Qeveria ka me u tërhek e me u bo horë. Kur e panë që s’e ka njet me u tërheq, ia nisën me lloj lloj absurditete. Do nuk po shkojna në seancë, do s’ka nevojë Kuvendi mu marrë me këso çështje (me ruajtjen e sovranitetit ), do je ka fiton poena politik po i thonë Kryeministrit.
Sot po mbahet referendumi jokushtetues i Serbisë. Jokushtetues sepse në Kushtetutën e Serbisë, Kosova dhe populli i saj janë pjesë e Serbisë, e referendumi nuk po mbahet për një pjesë të territorit dhe popullit të pretendum të saj. Kjo me automatizëm e bën jokushtetues këtë referendum. Fakti që referendumi nuk çohet në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë, kallxon sa i kapun është shteti atje e qysh as opozitë nuk ka. Në rrafshin ndërkombëtar dëshmohet edhe njëherë qysh Serbia nuk ka ma fuqi mbi Kosovën si dikur. Ky referendum e ban Serbinë horë në disa dimensione, krejt për shkak të Kosovës