Ky ‘restorant-karantinë’ duket një super zgjedhje!

08 maj 2020 | 11:17

Ndryshe nga një pjesë e mirë e vendeve të botës, Hollanda ka gjetur një zgjidhje që njerëzit të mos e ndjejnë shumë mungesën e bareve dhe restoranteve gjatë distancimit social.

Një restorant në Amsterdam, ka krijuar një mini-karantinë për klientët e saj. Shtëpizat e vogla me xham transparent janë të ndara nga njëra tjetra, ndërkohë që klientët mund të shijojnë pamjen dhe ushqimin të sigurtë. Për momentin, këtë stil të ri organizimi, restorani po e teston tek familjarët dhe të afërmit e stafit, para se t’jua ofrojë si shërbim të gjithë klientëve.


Ata që e kanë provuar ndjesinë e restorantit-karantinë, thonë se është një ide e mirë dhe se darkat shijojnë edhe më shumë kështu. Kamerieri vjen gjithnjë me maska mbrojtëse dhe doreza për të shmangur çdo mundësi infeksioni.

Më shumë se gjysma e shteteve të Amerikës janë gati për t’u rihapur, ndërsa në vendin tonë,kjo kategori biznesesh do të nisë punën në 18 maj duke ndjekur udhëzimet e publikuara.Anabel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas…