Ky robot udhëton në trupin tuaj falë magnetit

04 dhjetor 2017 | 14:47

 

Procedurat mjekësore rutinore siç janë procedurat kirurgjikale ose terapia e barnave kanë anën e tyre të mirë dhe të keqe.

Nga njëra anë, ata ndihmojnë, por në anën tjetër padyshim dëmtojnë pjesë të tjera të trupit, zakonisht në formë të efekteve anësore.
Për të shmangur këto situata, studiuesit po punojnë intensivisht në vendosjen e robotëve mikroskopikë të aftë për të udhëtuar në trupin tuaj dhe për dërgimin e dozës së nevojshme të terapisë pikërisht atje ku është e nevojshme.

Dy problemet më të mëdha që hasen gjatë punës në këtë zgjidhje janë toksina e karburantit të shkaktuar nga mikrorobotët dhe kontrolli i labirintit të proteinave dhe molekulave të tjera nga të cilat është formuar trupi i njeriut.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Hong Kongut ka krijuar një robot mikropulsor, e cila zakonisht haset si një shtojcë në të ushqyerit. Ajo është projektuar në formën e një spirale, e cila mundëson manovrim më të lehtë duke lëvizur mikrorobotin gjatë udhëtimit në trupin e njeriut.
Alga është e veshur me një shtresë nanogrimca të oksidit të hekurit, i cili ndihmon shkencëtarët në monitorimin e pozicionit dhe lëvizjes së mikroroboteve.

Për këtë qëllim përdoren dy metoda për monitorimin: kur është më afër në sipërfaqe të trupit përdoret drita fluoreshente, dhe kur ndodhet më thellë në trup përcaktimi i lokacionit bëhet me ndihmën e teknologjisë së rezonancës magnetike bërthamore (NMR).
Sfida më e madhe është krijimi i robotit jo helmues në kuptimin e qëndrimit më të gjatë në trup, pasi të shpërbëhet.

Shkencëtarët duhet të demonstrojnë se mikrorobotët janë të aftë jo vetëm për të lëvizur nëpër trupin tonë, por edhe për të dhënë një lloj dhe dozë të veçantë të barnave, duke u bërë kështu më efektiv në trajtimin e pilulave ose injektimeve.
Teknologjia e tërë ende nuk është gati për përdorim masiv, por pritet të jetë plotësisht e zbatueshme në 10 vitet e ardhshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State fiton jashtë fushe në ndeshjen e radhës së…