Ky shtet me mbi një milion të vaksionuar, kryeson garën me dhënien e vaksinave anti-Covid
02 janar 2021
| 14:05
Shteti i Izraelit ka kryer vaksinimin kundër koronavirusit në më shumë se një milion njerëz.
Ky është niveli më i lartë i arritur në botë deri më tani, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Izraeli mban një normë prej 11.55 dozave të vaksinimit për 100 njerëz, ndjekur nga Bahrain me 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar me 1.41.
Për dallim, Franca deri më 30 dhjetor ka vaksinuar në total vetëm 138 persona.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 1.8 milionë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.