Ky shtet në Australi sot rihapi shkollat
20 prill 2020
| 10:59
Duke filluar nga sot, territori verior federal i Australisë do t’i rihapë shkollat për nxënësit dhe studentët. Territori i gjerë në veri të vendit ka raportuar vetëm 28 raste të virusit “Korona”, sipas qeverisë dhe 11 pacientë janë shëruar.
Ndërkohë, territori ka kryer më shumë se 3 600 teste deri më tani, shkruan CNN.
Sipas të dhënave të siguruara nga Departamenti i Shëndetit në Australi, është i vetmi shtet në vend që nuk ka asnjë vdekje nga Covid-19.
Aktualisht, territori kërkon të gjithë personat që hyjnë në vend të karantinohen për 14 ditë.
Qeveria ka këshilluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm kur të jetë e nevojshme.
Deri më tani në Australi janë shënuar 71 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 6 619 persona.