Ky shtet shfuqizon masën për vendosje të maskës në ambiente të jashtme

18 prill 2021 | 11:11

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme në ambiente të jashtme.

Të gjitha shkollat janë hapur në këtë vend, në kuadër të masave për t’iu kthyer normalitetit, pas fushatës së gjerë të vaksinimit kundër koronavirusit.

Me një popullsi prej 9.3 milionë banorësh, Izraeli ka vaksinuar 54 për qind të qytetarëve të vet me dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Ministria e Shëndetësisë në këtë vend ka thënë se ndonëse vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme jashtë, masa për vendosjen e saj do të vlejë ende për hapësirat e brendshme publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet…