Ky do të jetë moti për një javë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit dhe me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Sipas këtij instituti, gjatë javës së ardhshme temperaturat do të sillën nga 9 deri në 24 gradë celsius.
“Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellë me vranësira të cilat vende-vende do te sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë. Reshjet do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë celsius”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.
Në këtë njoftim, është bërë me dije se gjatë javës që po hyjmë do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 14mm/s.
“Kjo gjendje jostabile e motit pritet të vazhdojë deri në gjysmën e majit. Krejt këto fenomene janë si pasojë e temperaturave të larta ekstreme që u regjistruan në muajin prill, deficitit të reshjeve dhe ndryshimeve tjera fizike që ndodhën në troposferë”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.
/Epoka e re/