‘Ky veç plumbin e ka hak’, mërgimtari nga Belgjika e kërcënon me vrasje Ilir Mirenën
18 dhjetor 2024
| 14:28
Pas kërcënimit ndaj gazetarit Berat Buzhala, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me vrasje është kërcënuar edhe analisti Ilir Mirena.
Mirena ka publikuar në rrjete sociale një koment nga një person me emrin Visar Kabashi.
I njëjti jeton në Belgjikë dhe nga postimet në “Facebook” shihet se është profil real.
Mirena reagimin e ka bërë në rrjete sociale.
“Kane nis me u ba nervoz militantat. Rune këtë nervoz edhe kur t’ju thërrasin n’polici e gjykatë. Mos u ligavnu aty…”, ka shkruar Mirena.