Ky vend do të ndalojë reklamat e mishit
Qyteti Haarlem në Holandë ka vendosur të ndalojë shumicën e reklamave të mishit nga hapësirat publike për shkak të ndikimit të ushqimit në klimë. Kjo do të jetë lëvizja e parë e tillë e një qyteti, dhe pritet që ndalimi të nisë në vitin 2024, raporton BBC.
Mocioni i hartuar nga GroenLinks, një parti politike e gjelbër, është përballur me kundërshtimin e sektorit të mishit dhe disa që thonë se ai pengon lirinë e fjalës.OKB thotë se kafshët prodhojnë më shumë se 14% të të gjitha gazeve serrë të prodhuara nga njeriu, përfshirë metanin.
“Mishi është shumë i dëmshëm për mjedisin. Ne nuk mund t’u themi njerëzve se ka një krizë klimatike dhe t’i inkurajojmë ata të blejnë produkte që janë pjesë e saj”, ka thënë për gazetën Trouw Ziggy Klazes, një këshilltar nga GroenLinks që hartoi mocionin.
Autoritetet e qytetit me 160,000 banorë thotë se ende nuk është vendosur nëse mishi i prodhuar në mënyrë të qëndrueshme do të përfshihet në ndalimin e reklamave. Propozimi u mbështet edhe nga deputetët e partisë Sfida Demokristiane.