Ky veprimtar i shquar përkujtohet nga Kadri Veseli
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar njërin nga veprimtarët e shquar e të pandalshëm. Ai e ka quajtur atë Plaku i bashkimit të gjeneratave dhe të forcave për çlirim.
Xheladin Gashi, i njohur me nofkën “Plaku”, vdiq më 21 mars 2005.
Postimi i plotë i Veselit:
Më 21 mars 2005 kombi, familja dhe të afërmit, ne bashkëluftëtarët, humbëm veprimtarin e përkushtuar e të pandalshëm, njërin nga besnikët më të vendosur të çështjes kombëtare.
Plaku, nuk ishte plaku i moshës e viteve, ishte Plaku i bashkimit të gjeneratave, forcave për çlirim, ishte urtia e trashëguar dhe mbresëlënëse te secili që e njohu apo u përkushtua për lirinë e Kosovës.
Dita e parë e pranverës, nga dita e rreshtimit të Plakut në panteonin e heronjve të kombit, fillon me kujtime të paharruara për të, si një shembull sa e madhe e sa e fuqishme mund të jetë dashuria e një atdhetari për atdheun.
Lavdi jetës dhe veprës së Xheladin Gashit-Plakut!/Epoka e re/