Ky vit do të jetë vit i zgjedhjeve të parakohshme
Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga Haradinaj që nga formimi i është duke u përcjell me skandale, pamaturi dhe vendime të rrezikshme.
Ajo ka thënë se që nga paslufta Kosova nuk ka pasur qeveri më të dobët dhe më të dëmshme. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kusari-Lila ka bërë me dije se nëse kjo Qeveri nuk e rrëzon veten në mungesë të konsensusit, vendimmarrjes dhe guximit për vendime të mirëfillta, opozita do të organizojë mocion të mosbesimit ndaj saj.
Ajo ka thënë se ky vit do të jetë vit i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Kurse iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Kusari-Lila e quan proces joserioz dhe të rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)