Ky zbulim në Grendlandë lumturoi shkencëtarët
27 qershor 2019
| 15:10
Shkencëtarët janë surprizuar me zbulimin e ri në Grendlandë. Ata gjetën 50 liqene të reja me ujë të rrjedhshëm, nën shtresën e akullt. Më herët shkencëtarët kanë qenë në dijeni vetëm për 4 liqene.
Shkencëtarët nuk kanë humbur kohë që të nisin kërkimet se çfarë fshihet pas rrjetit ujor në këtë pjesë të ngrirë të tokës. Ata dyshojnë se në disa prej këtyre baseneve ujore ka organizma të lashtë, të mbetur aty që prej kohës kur është formuar shtresa e akullit.
Në Antarktidë gjenden rreth 470 liqene nën akull, mirëpo studimi i fundit amerikano-britanik, vërteton se gjendja është ndryshe në rajonin e Polit të Veriut.