Ky zëvendësministër del kundër kryeministrit për rritjen e pagave
21 dhjetor 2017
| 23:57
Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka dalë kundër vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagës për stafin politik.
“Kryeministër, vendim shumë i padrejtë dhe jo i analizuar për ngritje pagash të stafit politik! Kjo mënyrë e përcaktimit të lartësisë së pagave është jashtë çdo logjike! Diku ngritje 100% e diku 10% !!!
Kuvendi duhet sa më parë të nxjerrë Ligjin për pagat e zyrtarëve të lartë shtetërorë”, ka shkruar zëvendësministri Gani Koci.