
Ky zyrtar i Nismës thotë se do të japë dorëheqje nga partia nëse hyjnë në Qeveri me Vetëvendosjen
15 nëntor 2019
| 21:45
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vllaznim Krasniqi, i ka reaguar nënkryetares së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, e cila tërthorazi duke mos e përmendur emrin e Nismës, ka thënë se nuk ka çkapje të shtetit me këtë subjekt në qeveri.
Krasniqi ka thënë se do të japë dorëheqje nga Nisma nëse hyjnë në Qeveri me Vetëvendosjen.
Postimi i plotë i Krasniqit në “Facebook”:
Ehh une po e baj një zotim publik!
Inxhe Fatmire, nëse NISMA hyn në koalicion me VETËVENDOSJEN për qeverisje, atëherë unë do të jap DORËHEQJE nga NISMA, edhe nga çdo aktivitet i partisë ku veproj.
Shihemi në përballjen e radhës në KUVEND!