Kyivi: Në vjeshtë dhe dimër nuk do të jemi në gjendje ta mbrojmë hapësirën ajrore

17 gusht 2023 | 08:23

Kievi nuk do të jetë në gjendje të mbrojë hapësirën ajrore me luftëtarët amerikanë F-16 deri në vjeshtën ose dimrin e ardhshëm për shkak të vonesave në fillimin e trajnimit të pilotëve të tij.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat, i cituar nga mediet lokale.

“Tashmë është e qartë se ne nuk do të jemi në gjendje ta mbrojmë Ukrainën me F-16 këtë vjeshtë-dimër”, tha Ihnat, duke pranuar se “shpresat e mëdha ishin mbështetur në këtë avion”.

Ai ka parashikuar se “në të ardhmen e afërt” pilotët ukrainas “do të trajnohen brenda vendeve anëtare të koalicionit” të NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shkollë politeknike në Tatarstanin e Rusisë, një rajon rreth…