Kylian Mbappe mund të largohet nga PSG-ja

02 prill 2021 | 11:51

Kylian Mbappe e ka pranuar se mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit.

Sulmuesi francez ka pohuar se përkundër kritikave të shumta ai gjithmonë jep maksimumin për Përfaqësuesen e Francës.

“Gjithmonë mundohem të jap më të mirën kur jam në fushë. Nuk është e lehtë pasi gjithmonë do të kritikoheni. Sa i përket të ardhmes do të shohim në fund të sezonit se çfarë do të ndodh”, ka deklaruar Mbappe.

Ylli francez ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022. Ai nuk ka pranuar ende vazhdimin e saj. Për Mbappen interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Real Madridi dhe Liverpooli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i është drejtuar kryeministrit të…