Kylian Mbappe, zyrtarisht lojtar i Real Madridit

16 korrik 2024 | 12:45

Superylli i futbollit, Kylian Mbappe është zyrtarizuar të martën si lojtar i Real Madridit.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, e ka mirëpritur lojtarin në sallën e këshillit të “Real Madrid City”, ku sulmuesi francez ka nënshkruar kontratën që do ta angazhojë atë në klub për pesë sezonet e ardhshme.

Pas nënshkrimit, Mbappe-s i është dhuruar një kopje e stadiumit, një orë dhe një fanellë me emrin e tij dhe numrin “9” të shtypur në të. Ai është mirëpritur në “Santago Bernabeu” nga 85 mijë tifozë të Realit.

Mbappe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Paris Saint-Germain me 256 gola, dhe këtë sezon ai ka fituar titullin e ligës, Kupën e Francës dhe Superkupën e Francës.

Në shtatë vjet në PSG, ai ka grumbulluar 17 trofe: Ligën (6), Kupën e Francës (4), Superkupën e Francës (5) dhe Kupën e Ligës (2).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u tha dy zyrtarëve…