Kylie dhe Travis bashkohen për hatër të vajzës

04 dhjetor 2019 | 10:56

Travis Scott u bashkua me familjen Kardashian-Jenner për “Ditën e Falënderimeve” javën e kaluar.

Reperi 28-vjeçar u bë bashkë me ish të dashurën e tij Kylie Jenner, në shtëpinë e nënës së saj Kris, në Palm Springs për të kaluar pushimet si familje me vajzën Stormi.

Megjithëse çifti u nda në tetor, fokusi i tyre kryesor ka qenë dhe është vajza e tyre duke u siguruar që ajo të jetë e lumtur.

“Ata festojnë gjithmonë bashkë me Stormin. E njëjta gjë ndodhi edhe tani. Travis ishte i ftuar në shtëpinë e Kris. Kylie dhe Travis janë mirë. Ata shoqërohen bashkë dhe duken të lumtur. Ata e bëjnë këtë për vajzën e tyre. Nuk janë rikthyer bashkë por ende e duan njëri-tjetrin”, ka pohuar një burim për “People”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa ka folur për kapitullin e saj të radhës.…