Kylie Jenner “bombë” çmend kalimtarët në rrugë
06 shkurt 2020
| 13:42
Ajo është miliarderja më e re, ku të gjitha të ardhurat i ka bërë vetë. E kuptuat që është fjala për Kylie Jenner, e cila merr vëmendjen e të gjithëve menjëherë sapo bën një dalje në publik.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa 22-vjeçarja ka treguar format e saj seksi me një fustan të zi lëkure. Ajo u fotografua rrugëve të Kalifornisë, të mërkurën.
Ndërkohë veshjen e kishte kombinuar me një palë sandale dhe çantë ngjyrë kaf. Kylie si gjithmonë u shfaq në super formë dhe elegante, e madje edhe fansat janë kuriozë të dinë se si ajo është kaq e mahnitshme.