Kylie Jenner dëshmon në gjyq, akuzon Blac Chyna se u përpoq të vriste vëllain e saj

26 prill 2022 | 12:19

Kylie Jenner ka dëshmuar në gjyq të hënën, ku pretendoi se Blac Chyna u përpoq të vriste vëllain e saj, Rob Kardashian. Gjatë dëshmisë, ylli i Keeping Up With the Kardashians kujtoi një moment kur ajo ishte në lidhje me Tyga, i cili shprehu probleme me ish-partneren Chyna.

Sipas Kylie, ajo dhe Tyga e kishin paralajmëruar vëllain e saj për Chyna-n por kishte vazhduar lidhjen me të. “Isha pak e shqetësuar për gjërat që kisha dëgjuar për Chyna nga Tyga,” dëshmoi Jenner të hënën. Ajo pretendoi gjithashtu se Chyna kishte dëmtuar dhe Tyga-n.

Sipas saj, ish partneri i kishte rrëfyer se Chyna e kishte dëmtuar me thikë në krah. “Më kujtohet ai ishte shumë i mërzitur,” tha miliarderja. “Ai përdori fjalët: “Ajo po përpiqej të më vriste”. Ajo tha se Rob u përpoq të largohej nga Chyna dhe se veprimet e saj u nxitën drejt drogës.

Chyna ka paditur familjen Kardashian-Jenner për 100 milionë dollarë, duke pretenduar se Kris Jenner bashkoi vajzat Kim, Khloe dhe Kylie në një fushatë shpifëse që i kushtoi Chyna-s dhjetëra milionë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po e shënon Ditën…