Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk do të lidhin ende kurorë

29 tetor 2018 | 14:39

Çifti i njohur së shpejti do të shpërngulen në shtëpinë e tyre të re luksoze, e cila ju kushtoj 13.45 milionë dollarë, por kjo nuk do të thotë që ata do të ndërrojnë edhe statusin e lidhjes së tyre.

Jenner dhe i dashuri i saj Travis Scott nuk po planifikojnë që të nisen drejt altarit.

Sipas ‘HollyëoodLife’ një burimi i afërt me Kylie ka treguar se ajo tani po mendohet dy herë për martesën.

“Ajo gjithmonë ka dashur që të martohet e re, të blej një shtëpi dhe të fillojë familjen dhe të gjitha ëndrrat e saj po realizohen, por ajo tani po mendohet dy herë për martesën”, ka thënë burimi.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që Kylie nuk do të pranonte nëse Travis do ti propozonte për martesë, meqë lidhja mes çiftit është duke shkuar si është më së miri, Kylie nuk po heziton të marrë hapa të tjerë në raportin e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e hënë) nga ora 21:00 zhvillohet derbi i Premier…