Kylie Jenner është shpallur edhe këtë vit miliarderja më e re në botë
Kylie Jenner, 22 vjeçe, është miliarderja ‘më e re’ nga “Forbes” për të dytin vit me radhë pasi shiti 51% të markës së saj të kozmetikës, shkruan DailyMail.
“Forbes” publikoi të mërkurën listën vjetore të miliarderëve botëror dhe mogulja e bukurisë Kylie mbetet miliarderja më e re në moshën 22 vjeçare.
Në vitin 2019, ylli mposhti Mark Zuckerberg, themeluesin e Facebook, 35 vjeç, duke u bërë miliarderja më e re,
Zuckerberg ishte 23 vjeç kur bëri miliardat e tij të parë 11 vjet më parë më 2008.
“Forbes” i është drejtuar polemikave që rrethojnë titullin ‘self-made’ pasi vitin e kaluar, njerëzit ishin në krah që Kylie vinte nga një prejardhje tashmë e privilegjuar.
Ata shënuan: “Po, e bërë vetë (megjithëse me shumë ndihmë nga familja e saj e famshme, ajo nuk e trashëgoi biznesin e saj – ajo e ndërtoi atë)”.
Kylie hyri në listën e të famshmëve miliarderë në mars 2019.
Pastaj në nëntor të vitit të kaluar, ajo shiti 51% të markës së saj Kylie Cosmetics në markën e bukurisë Coty Inc. për 600 milionë dollarë.
Marrëveshja, e cila u mbyll në janar, do të thotë se biznesi i saj tani vlerësohet rreth 1.2 miliardë dollarë. Ajo ende zotëron vetëm 49 përqind të aksioneve.
“Forbes” zbulon se ajo është një prej 2.095 personave në botë me pasuri prej dhjetë shifrash.
Kylie kishte thënë më parë për Forbes se të qenit fytyrë publike i ndihmoi, por nuk mendoi se do të arrinte këtu ku është tani: ‘Nuk prisja asgjë. Unë nuk parashikoja të ardhmen”.
Ajo nisi linjën e saj të grimit në vitin 2015, duke shituar 29 dollarë setet e buzëkuqëve. Fillimisht shitjet u bënë vetëm online, por më vonë marka e saj bëri marrëveshje me disa dyqane në SHBA.
Jenner e zgjeroi ‘perandorinë; e saj në fillim të këtij viti me “Kylie Skin” – një linjë hidratuesish, me kremra e syve dhe për pastrimin e fytyrës.
Jenner bëri shitje rreth 360 milionë dollarë të vlerësuar në 2018, sipas “Forbes”.
Edhe vet Kylie pranoi se për këtë i ndihmoi familja, por nuk ka trashëguar pasurinë për ta bërë linjën e saj.
Për ndryshe, në listën e miliarderëve të rinj është themeluesi i Snapchat (Snap) Evan Spiegel, e të tjerë