Kylie Jenner flet për tradhtinë e shoqes së ngushtë me të dashurin e motrës
Kylie Jenner ka thyer heshtjen në lidhje me skandalin e tradhtisë së shoqes së saj të ngushtë Jordyn Woods në episodin e fundit të KUWTK.
Episodi i ardhshëm “Keeping Up With The Kardashians” do të trajtojë tradhtinë e Jordynit me të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.
Woodsi, e cila ka qenë prej shumë vitesh shoqe e ngushtë e miliardes , u kap mat me të dashurin e Khloe.
Ndërsa Khloe dhe Jordyni kanë folur shumë për dramën, e Kylie ka qëndruar në heshtje që kur ka dalë lajmi.
Dhe në një video promovuese të episodit, zbulohet momenti kur Kylie i thotë nënës së saj, Kris se: “Jordyn e dreqosi punën”.
Promo e episodit është jashtëzakonisht dramatike, ndërsa Kris dëgjohet duke thënë: “Kjo do të ndryshojë marrëdhëniet e tyre përgjithmonë”, duke iu referuar Kyliet dhe Jordanit.
Më pas iu drejtua Kylie: “Për ty dhe Jordyni është si një divorc”.
Është e qartë se ajo merr anën e motrës së saj në të gjithë dramën, duke i thënë Khloe: “Ti e di, unë të dua”
Khloe dhe Tristani janë prindër të një vajze, True që lindin në prill të vitit të kaluar.
Jordyn u kap me basketbollistin gjatë një feste. Dhe raportohet se tani, 21-vjeçarja që jetonte në banesën e Kylie është larguar dhe flasin rrallë me njëra-tjetrën.