Kylie Jenner me veshje 5 635 dollarëshe nga “Versace” shëtitet në Itali
14 gusht 2019
| 11:51
Kylie Jenneri është në Itali me të dashurin e saj, Travis Scott, vajzën Stormi dhe një numër të madh të familjarëve dhe miqve duke u përgatitur për ta festuar ditëlindjen e 22-të. Ajo bashkë me reperin 27-vjeçar dhe foshnjën e tyre tetëmbëdhjetëmuajshe shkuan në “Versace”. Miliarderja më e re në botë veshi një fustan me shumë ngjyra, çantë dhe syze, të gjitha këto të “Versaces”, që kapin vlerën e 5 635 dollarëve.