Kylie Jenner mohon ndarjen nga Travis Scott
19 shtator 2019
| 17:15
Kylie Jenner i është përgjigjur thashethemeve se ajo dhe Travis Scott janë ndarë.
Fansat kanë filluar të mendojnë se diçka kishte ndodhur mes çiftit, kur Kylie ka postuar një fotografi të vetes në dollapin e saj.
Në fotot e mëparshme brenda të njëjtit dollap, në sfond gjithmonë ka pasur një foto të saj me Travis.
Por, Kylie ka hyrë në “Instagram” për të mbyllur të gjitha spekulimet për ndarje.
Ajo ka postuar një fotografi të saj me reperin dhe vajzën e tyre Stormi në një kopsht zoologjik si dhe disa vepra arti. Kjo nënkupton që ata janë ende bashkë.