Kylie Jenner pozon brenda rezidencës së re 36.5 milionë dollarëshe (Foto)
26 prill 2020
| 10:26
Jo vetëm që nuk ngjan me një shtëpi, por hapësira prej 1430 metrash katrore është faturuar si një “kompleks turistik”. Kështu shkruan TMZ për shtëpinë më të re të miliarderes 22-vjeçare.
Kylie Jenner sapo është bërë pronarja e një residence në Holmby Hills, LA, që vlen plot 36,5 milionë dollarë.
TMZ shkruan se tashmë 22-vjeçarja po largohet nga shtëpia e saj në Calabasas, dhe ka vendosur të qëndrojë në një nga lagjet më magjepsëse të Los Angeles.
Ndërkaq, bukuroshja tashmë ka publikuar fotografitë e para nga rezidenca e re.