Kylie Jenner rikthen trendin e buzëkuqit të kaftë me shumë shkëlqim
Mjaftoi një video tutorial grimi në TikTok që Kylie Jenner të frymëzonte edhe njëherë gratë për trendin e buzëkuqit që do të dominojnë këtë sezon
Si fillim ajo përdori lapsin në ngjyrë kakaoje, për të konturuar buzët, skajet dhe pjesën e brendshme të tyre, duke përdorur njëherësh edhe gishtin për ta përhapur. Pas pigmentit, ajo aplikoi buzëkuqin e lëngshëm për të plotësuar tërësisht grimin e buzëve, sidomos në pjesën e brendshme duke e shpërndarë për një efekt më të plotë ombre (kombinimi i dy nuancave, një e errët dhe një e lehtë).Në fund, Kylie e përfundoi rutinën me një shkëlqyes në nuancën e së kuqes së hapur.
Të gjithë mendojnë se Kylie Jenner ka rikthyer edhe njëherë tendencën e buzëve të viteve 1990, e cila përfshin një ngjyrë kafe me shumë shkëlqim.Naomi Campbell, në veçanti, ka qenë asokohe pioniere e trendit, që brenda pak kohëve u kthye në tendencë për rutinën e grimit të buzëve në të gjithë botën.