
Kylie Jenner sërish shtatzënë?
29 mars 2019
| 11:10
Kylie Jenneri mund të jetë shtatzënë sërish dhe në pritje të një vogëlusheje, të paktën nëse e besoni euforinë e “Instagram”-it.
21-vjeçarja ka nxitur thashetheme se ajo mund të bëhet sërish nënë pas një fotografie që ka postuar në llogarinë e vet në këtë rrjet social.
Me siguri se mendoni se ajo ka postuar një fotografi ku i shihet barku i fryrë, por nuk është kështu. E gjitha ka nisur nga fotografia ku miliarderja më e re në botë ka shfaqur thonjtë e lyer me ngjyrë rozë.