Kylie Jenner sulmohet nga aktivistët: Je një përbindësh

22 dhjetor 2020 | 11:33

Miliarderja 23-vjeçare sulmohet nga aktivistët: Je një

Miliarderja e re, Kylie Jenner, ka revoltuar aktivistët për të drejtat e kafshëve gjatë daljes së saj të fundit për pazar gjatë fundjavës.

Pasi u largua nga dyqani luksoz në Rodeo Drive të Beverly Hills, ajo hyri në automjetin e saj dhe në këtë moment katër protestues rrethuan automjetin e saj.

Nga videot e shpërndara në rrjet shihen aktivistët që i bërtasin yllit të TKUWK, teksa thërrasin: “Turp për ty! Je një përbindësh! Turp për ty!” .

23-vjeçarja shihet duke dalë nga ‘Rolls-Royce’ i saj, kurse pas saj ishin sigurimi që e mbronin prej aktivistëve.

Protestuesit nuk dukej se kishin si shënjestër Kylie pasi protesta e tyre filloi diku tjetër dhe më pas u drejtuan drejt qendrës së famshme tregtare teksa Kylie nuk iu përgjigj atyre.

23-vjeçarja nuk kishte veshur me ndonjë veshje gëzofi në kohën e protestës, por ka veshur në të kaluarën e sigurisht aktivistët e mbanin mend këtë.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” është përballur me një situatë të ngjashme edhe në janar kur ajo tregoi papuçet e sapoblera Louis Vuitton të bëra me gëzof, vetëm disa ditë pasi u përpoq të rrisë ndërgjegjësimin për kafshët që kishin ngordhur në zjarret e Australisë.

Miliarderja 23-vjeçare sulmohet nga aktivistët: Je një

Miliarderja 23-vjeçare sulmohet nga aktivistët: Je një

Miliarderja 23-vjeçare sulmohet nga aktivistët: Je një

Miliarderja 23-vjeçare sulmohet nga aktivistët: Je një

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka zbuluar së fundmi se…