
Kylie Jenner, zyrtarisht miliarderja më e re në botë
07 mars 2019
| 11:56
Kylie Jenner është tani miliarderja më e re në botë. Madje ende po cilësohet si miliardere e bërë vetë. “Forbes” ka publikuar listën e saj vjetore të njerëzve më të pasur në botë për vitin 2019.
Vlera e saj neto tani vlerësohet në një miliard dollarë, duke e bërë atë personin më të ri që ka arritur këtë vlerë në moshën 21-vjeçare.