Kylie Jenneri pranon se e ndihmoi edhe familja për t’u bërë miliardere
02 prill 2019
| 11:16
Kylie Jenneri ka sqaruar titullin ‘selfmade’ miliardere. Pasi ‘Forbe’-si e renditi 21-vjeçaren si miliarderja më e re në botë, Kylie ka pohuar se u ndihmua edhe nga familja e saj dhe lidhjet e tyre.
Në një intervistë të dhënë kohën e fundit për ‘Nju Jork Times’, Kylie ka pranuar se ajo nuk mund të thotë se është bërë vetë miliardere.
“Nuk mund të them se e kam bërë vetë. Nëse ata flasin vetëm për financat, teknikisht po, nuk kam para të trashëguara. Por, kam pasur shumë ndihmë”, ka thënë Kylie.