Kylie Jenneri shet kompaninë e kozmetikës për 600 milionë dollarë
20 nëntor 2019
| 11:04
Kyle Jenner ka vendosur ta shesë pjesën më të madhe të kompanisë së kozmetikës për 600 milionë dollarë.
Marka e 22-vjeçares, përfshirë Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin, do të kontrollohet nga gjiganti i bukurisë “Coty”.
Kylie thotë se po shndërron markën në një “qendër ndërkombëtare të bukurisë”.
“Forbes” ka raportuar se ajo bëri 360 milionë dollarë shitje në vitin 2018, duke e bërë atë miliarderen më të re.