Kylie Jenneri zbulon si lindi romanca me Travis Scotti
20 korrik 2018
| 11:00
Romanca e Kylie Jennerit dhe Travis Scottit i habiti të gjithë pasi jeta e tyre ndryshoi rrënjësisht kur u bënë prindër të një vajze.
Për herë të parë kanë dhënë një intervistë për “GQ”, ku kanë treguar detajet e lidhjes së dashurisë.
“Ne nuk dalim në takime. Madje takimi ynë i parë nuk ka qenë një takim nga ata të zakonshmit mes dy personave që pëlqehen. Ne jemi takuar në Coachella, madje nuk e mbaj mend ku. Gjithçka ndodhi atë natë, ishte një bisedë dhe një shëtitje që shkoi mirë. Unë i tregova Travisit një histori dhe arrita ta fitoja vëmendjen e tij”, ka treguar Kylie.