Kylie merr vendimin e papritur për djalin e saj të porsalindur
22 mars 2022
| 11:49
Modelja e famshme, Kylie Jenner së bashku me partnerin e saj, Travis Scott, kanë marrë një vendim krejt të papritur për djalin e tyre të porsalindur. Ata kanë vendosur që t’i ndryshojnë emrin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë 24-vjeçarja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo shprehet se djali i saj nuk do të quhet më Wolf.
Nga ana tjetër, blogerja me famë botërore nuk ka bërë të ditur se cili është emri aktual i të porsalindurit.
Me herët, ajo publikoi një video në kanalin e “YouTube”, kushtuar “Për djalin tonë” (To Our Son), ku tregonte rrugëtimin e shtatzënisë, që nga momenti kur nëna e saj, Kris Jenner mësoi lajmin e ëmbël, deri te pamjet nga dhoma e lindjes pak para se të lindte djali i saj.