Kylie ndryshon pamjen “Çkemiii! A më mbani mend?”
Kylie Jenner nuk di të jetë e zakonshme, ajo vazhdon të eksperimentojë me ngjyrat e flokëve
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” na riktheu në vitin 2010, në epokën e saj të adoleshencës, kur eksperimentonte me flokët e saj. Në Instagram, ajo publikoi një foto ku shihej me një prerje bob dhe flokë ngjyrë rozë.
Kur bëhet fjalë për eksperimentimin e flokëve, Kylie Jenner është mbretëresha e ngjyrave dhe modeleve dhe siç e kemi vënë re, flokët dhe eksperimentimin me to i ka prioritet.
“Çkemiii! A më mbani mend?”, shkroi 26-vjeçarja në postimin e publikuar.
Ajo veshi një kanotierë ngjyrë gri dhe zgjodhi një grim ku dominonte blush-i rozë. Ndërkohë që Jenner prej kohësh i ka qëndruar besnike dukjes së saj si brune, ndaj është e paqartë nëse i ka lyer flokët rozë, apo është një paruke. Sido qoftë, ajo duket yll.
Ndërkohë, njerëzit në komente e kanë adhuruar dukjen e saj dhe disa nga komentet janë: “Është rikthyer ‘King Kylie’”: “Poo, viti 2014 është rikthyer”; “Flokët e saj duken yll”.
Sa i përket komentit të parë, njerëzit kanë përmendur periudhën “King Kylie”, në të cilën ylli i familjes Kard-Jenner ka qenë një adoleshente krejt ndryshe nga ç’është sot, duke nisur që nga stili i veshjes, flokët dhe party-t ku merrte pjesë.