Qeveria: Takimi i Kurtit me opozitën do mbahet të premten

19 tetor 2022 | 19:00

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar liderët e opozitës për takim të premten. Këtë ka konfirmuar për teve1.info, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu bëri të ditur se takimi është planifikuar të mbahet në mesditë.

“Kryeministri Kurti ka ftuar për takim liderët e opozitës. Takimi është planfikiuar të mbahet të premten në mesditë”, tha ai.

Ftesën e Kurtit për takim e ka pranuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë apo jo. Teve1.info ka tentuar të marrë një konfirmim edhe nga LDK, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Një takim i tillë mes krerëve të opozitës dhe kryeministrit Kurti ishte zhvilluar më 30 gusht. Qëllimi i këtij takimi ka qenë për t’i njoftuar liderët e opozitës dhe për të diskutuar me ta për takimin e 18 gushtit në Bruksel dhe detaje rreth dialogut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Propozimi i Berlinit e Parisit për Kosovën e Serbinë është…