‘L**** ti s’je për Kuvend’, Musliu publikon mesazhin e një qytetari që thotë se i erdhi pas replikave me ministrat e Kurtit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka marrë një mesazh ofendues në rrjetin social “Facebook”.
Musliu, ka thënë se këtë mesazh e ka marrë pas debateve dhe replikave që ka pasur në seancën e Kuvendit të Kosovës me ministrat e qeverisë Kurti.
Musliu ka publikuar fotografinë dhe mesazhin e personit, bëhet fjalë për Jaha Podvorica.
Musliu ka kërkuar nga të afërmet e këtij personi që të distancohen nga ai, pasi siç ka thënë Musliu, nuk është shqetësim për të gjuha që ka përdorur Jaha Podvorica, por është shqetësuese jetesa e familjareve të tij në një ambient të njëjtë me të.
Reagimi i plotë i Musliut:
Pas parashtrimit te pyetjeve parlamentare ne
Kuvend ku pata replika me dy Ministra, në mesazhe private ne Facebook mu vërsul një mostër.
Ftoj bashkëshorten (ese e ka) vajzat, rejat e tij dhe mbesat e tij që të distancohen nga kjo monster sepse për mua nuk është shqetësim kur një i tille shkruan në adresën time, unë shqetësohem për ato gra e vajza që jetojnë me të dhe paramendoni si i trajton një i tillë ato???