“La Casa De Papel”, në sezonin e fundit të ‘Profesori’ bëhet me rival të ri
“La Casa De Papel” do të kthehet me sezonin e pestë dhe të fundit në Netflix. Para lansimit të pjesës së pestë, janë publikuar disa të dhëna se çfarë mund të presim nga edicioni i ri duke përfshirë edhe rivalin e ri të ‘Profesorit’.
Abonuesit e Netflixut do të duhet t’i thonë lamtumirë serialit të popullarizuar spanjoll pas sezonit të pestë, ndërsa në episodet e reja, autori i serialit, Alex Pina, ka vendosur për një armik të ri të Profesorit.
Pas pezullimit të xhirimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit, tashmë kanë rifilluar të përgatiten skenat e shumëpritura nga fansat e këtij seriali.
Pas ngjarjeve dramatike në edicionin e katërt, Netflix vendosi edhe për një sezon të fundit, ngjarja e të cilit do të sillet rreth Profesorit (që luhet nga Alvaro Morte).
Pjesë e serialit do të jenë edhe Miguel Angel Silvestre dhe Patrick Criado, të cilët i janë bashkuar ekipit të aktorëve për episodet finale.
Që nga deklarata e Alex Pinas se si mund të rrjedhë ngjarja, fansat kanë hedhur dyshimet se Miguel Angel Silvestre mund ta portretizojë rivalin e ri të Profesorit.