LA Clippers triumfojnë në fushën e Warriors, Oklahoma e fortë për Atlantan

28 tetor 2024 | 14:50

Los Angeles Clippers mposhti Golden State Warriors si mysafirë me rezultatin 112:104.

Shkëlqeu qendra kroate Ivica Zubac, i cili drejtoi mysafirët drejt fitores me 23 pikë, 18 kërcime, gjashtë asistime dhe dy vjedhje, dhe formë të mirë shfaqi edhe James Harden me 23 pikë, ndërsa Norman Powell shënoi 20 pikë.

Në anën tjetër, Andrew Wiggins ishte më efektivi me 29 pikë, ndërsa Stephen Curry shënoi 18 pikë, por u largua nga parket në mesin e tremujorit të katërt me një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë.

Shai Gilgeous-Alexander pati 35 pikë, 11 kërcime dhe nëntë asistime, dhe Oklahoma City Thunder mundi Atlanta Hawks 128:104.

Chet Holmgren shënoi 25 pikë, së bashku me nëntë kërcime dhe gjashtë bllokime, dhe Jalen Williams ishte gjithashtu i mirë me 20 pikë dhe nëntë kërcime për Thunder.

Trae Young shënoi 24 pikë me tetë asistime për Hawks, ndërsa Zaccharie Risaches ishte gjithashtu solid me 13 pikë dhe gjashtë kërcime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KPP Priping në bashkëpunim me PriBank dhe Qendrën Kosovare për…