![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/Di-Biagio.jpg)
‘La Gazzetta dello Sport’: Di Biagio kandidat për të marrë drejtimin e Shqipërisë
Miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë më 16 nëntor në Shqipëri, mund sjell një protagonist të ri në krye të kuqezinjve. Trajnerit aktual të Kombëtares kuqezi, Edy Reja, i përfundon kontrata në muajin nëntor dhe nuk do ta rinovojë atë.
Sipas asaj që raporton gazeta më e madhe në Itali, “La Gazzetta dello Sport”, Shqipëria po mendon për një tjetër trajner italian, Luigi Di Biagio. Ai shihet si pasuesi më i mundshëm i Reja-s dhe pëlqehet shumë nga kreu i FSHF-së, Armand Duka. Di Biagio ka drejtuar edhe Italinë për dy ndeshje në vitin 2018, para se të emërohej në krye të kombëtares “axurre”, Roberto Mançini.
Zyrat e FShF-së kanë mohuar një akord të mundshëm me Di Biagion në një reagim të bërë së fundmi, por që gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pasuesi i Reja-s dhe të shohim sërish një italian në krye të Kombëtares shqiptare.