La këpucën në pallat pse festës për princin/ Zbulohet kush ishte “Hirushja” në ballon daneze
18-vjeçarja e la me qëllim këpucën në pallat, për t’i tërhequr vëmendjen princit
Javën e kaluar familja mbretërore daneze tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me festimet e organizuara për ditëlindjen e 18 të princit Christian.
Buja e madhe u shkatua nga një sandale, që ishte lënë pas ballos mbretërore në pallat nga një prej vajzave të ftuara në festë. Pallati mbretëror u vu menjëherë në lëvizje për të gjëtur “Hirushen”, por ndryshe nga përralla, ata nuk shkuan për të trokitur derë më derë, por thjesht postuan foton e këpucës në Instagram, duke i kërkua vajzës që ta merrte.
Tashmë “Hirushja” ka shfaqur veten duke zbuluar se ajo që la këpucën pas, në përpjekje për t’i tërhequr vëmendjen princit, ishte aktorja Anne-Sofie Tornso Olesen, 18 vjeç.
Anne-Sofieka folur për ngjarjen, teksa ka pranuar se e la qëllimisht sandalen në pallat, pasi ishte e ftuar në festë për të përfaqësuar zonën ku jeton jashtë kryeqytetit danez.
“E fitova ftesën në një shorte. Mendova se ishte pak qesharake si gjë dhe fola me familjen dhe miqtë e mi për këtë më parë, dhe ata ranë dakord që unë ta bëja atë. Është një shans që nuk vjen dy herë”- tha ajo.
Mbetet për t’u parë nëse princi 18-vjeçari, i dyti në radhën e fronit do t’ia kthejë këpucën personalisht Anne-Sofie, babai i së cilës është një tregtar vere.
Në ballon mbretërore, ajo kishte veshur një fustan të zi të tejdukshëm dhe madje përshëndeti Mbretëreshën e Danimarkës Margrethe II, djalin e saj, Princin e Kurorës Frederik dhe djalin e tij Princin Christian, të cilët nuk e kishin parasysh planin e saj.