LA Lakers dhe Indiana Pacerc do të luajnë në finalen e madhe të Kupës NBA
Los Angeles Lakers dhe Indiana Pacers do të luajnë në finalen e Kupës inauguruese të NBA për një çmim prej 7.5 milionë dollarësh.
Lakers mundën mbrëmë në gjysmëfinale New Orleans Pelicans me rezultat 133-89, falë paraqitjes brilante të yllit kryesor LeBron James. LeBron e përfundoi ndeshjen me 30 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime në vetëm 23 minuta në parket, dhe Austin Reaves (17 pikë), Anthony Davis (16 pië), Taurean Prince (15 pikë), D’Angelo Russell (14 pikë) dhe Rui Hachimura (12 pikë).
Në anën tjetër, Trey Murphy ishte më efektivi me vetëm 14 pikë, të cilat rezultuan të pamjaftueshme për ta bërë konkurruese skuadrën e tij. Indiana mundi Milwaukee me rezultat 128-119 falë 27 pikëve dhe 15 asistimeve të Tyrese Haliburton dhe 26 pikëve dhe 10 kërcimeve të Myles Turner. Në Milwukaee, Giannis Antetokounmpo shkëlqeu me 37 pikë dhe 10 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Finalja mes Lakers dhe Indiana do të luhet në Las Vegas të dielën, më 10 dhjetor në orën 2:30 të mëngjesit. Çdo lojtar në ekipin fitues do të marrë gjysmë milioni dollarë, ndërsa çdo lojtar në ekipin humbës do të fitojë 250,000 dollarë.