LA Lakers e Milwaukee arrijnë në raundin e dytë të plejofit në NBA
30 gusht 2020
| 13:21
LA Lakers dhe Milwaukee Bucks kanë kaluar në raundin e dytë të plejofit në NBA. Lakersi të shtunën mbrëma mposhti Portland Trail Blazersin me rezultatin 131:122 duke e mbyllur serinë e plejofit të Konferencës Perëndimore me rezultatin 4:1.
LeBron James realizoi dyshifror të trefishtë me 36 pikë, 10 kërcime e dhjetë asistime.
Milwaukee ndërkohë triumfoi 118:104 ndaj Orlando Magic dhe e mbylli serinë e raundit të parë të plejofit në Konferencën Lindore me rezultatin 4:1.
Ndeshjet e plejofit në NBA janë rikthyer të shtunën pas pezullimit disa ditor shkaku i protestave pasi ishte qëlluar nga policia në shpinë afro-amerikani Jacob Blake.