La Liga fillon të shtunën

10 shtator 2020 | 14:00

Këtë fundjavë do të rinisë futbolli… “i vërtetë”. Jo vetëm Premier Ligë, por edhe në skuadrat e La Ligas do të zbresin në fushë.

Kampionati spanjoll për sezonin 2020-21 do të debutojë me sfidën hapëse Eibar-Celta Vigo, të shtunën nga ora 16:00. Por, nuk do të ketë më ndeshje të premten dhe të hënën.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF), gjatë një takimi me Ligën, ka marrë një vendim në prag të sezonit të ri dhe pikërisht e shtuna dhe e diela, përveç mesjavës, do të ketë ndeshje në program Granada-Athletic Bilbao ishte programuar si takimi hapës i sezonit 2020/2021, por është shtyrë nga e premtja në mbrëmje për në ditën e shtunë (18:30). Një vendim që gëzon tifozët iberik, të cilët nuk i preferonin përballjet e ditëve të premte dhe të hënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Clippersave i afrohet finaleve të “play-off”-it në Konferencën…