La Liga kërkon që ‘El Clasico’ të zhvendoset në ‘Santiago Bernabeu’

16 tetor 2019 | 14:47

Skuadra e Barcelonës është planifikuar të presë Real Madridin të shtunën më 26 tetor në “El Clasicon” e parë të sezonit, megjithatë La Liga tani i ka bërë një kërkesë RFEF (Federatës Spanjolle të Futbollit) që të kalojë ndeshjen në “Santiago Bernabeu”.

Protestat kanë shpërthyer në Barcelonë që nga gjykimi për disa të burgosur politikë në lidhje me çështjen e pavarësisë së Katalunasve. Tek drejtuesit e La Ligas tani ka frikë se ndeshja nuk është e sigurt për t’u mbajtur në “Camp Nou”. Burime të forcave lokale të sigurisë dhe Real Madridi thuhet se janë të shqetësuar se ata do të kapen në protesta.

“Los Blancos” kishte planifikuar të udhëtonte një ditë para ndeshjes dhe të flinte në Barcelonë në atë mbrëmje, megjithatë kishte frikë se protestuesit do t’i shihnin ata si një objektiv të mundshëm për t’i sulmuar.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari i FIBA-s, Dardan Maxhuni, ka pranuar nominim e parë…