La Liga kërkon të rikthejë tifozët në fund të sezonit

19 qershor 2020 | 13:12

Pasi rinisi sezonin e ndërprerë për shkak të pandemisë së Covid-19, La Liga kërkon të kthejë tifozët për ndeshjet e fundit të kampionatit.

Rruga është ende e gjatë deri te vendimi që do të merret nga autoritetet sanitare dhe qeveritare spanjolle, por drejtuesit e Ligës kanë avancuar me projektin e tyre për të hapur dyert e stadiumeve. Konfirmimi për këtë vjen nga presidenti Javier Tebas.

Në një intervistë për të përditëshmen iberike “AS”, ai ka rrëfyer detaje të këtij plani, që kërkon ndryshimin e protokollit për rikthimin në fushë të futbollit spanjoll. “Po punojmë mbi mundësinë e rihapjes së stadiumeve. Por duhet garantuar distancimi social dhe mbajtja e maskave. Po studiojmë një mënyrë të re për hyrjen e tifozëve në tribuna. Çdo tifoz me anë të internetit duhet të njoftojë orën dhe minutën e saktë të hyrjes në stadium”, është shprehur Tebas. Liga 1 dhe 2 u kthyen në fushë më 11 qershor, ndërsa deri tani janë luajtur dy javë të kampionatit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas disa vitesh pritjeje, Sony më në fund ka prezantuar…