La Liga nuk fillon më 12 qershor
La Liga spanjolle nuk do të rifilloj më 12 qershor, siç ishte njoftuar në fillim por më 19 qershor.
Për këtë është e sigurt “Cadena Cope”, një program radiofonik shumë popullor në Spanjë, që i referohet disa burime pas mbledhjes deri në orët e vona të së natës që përfaqësuesit më të lartë të sportit në vend zhvilluan më përfaqësues të qeverisë. Ky vendim ka ardhur si pasoj e kushteve të vendosura nga qeveria iberike e cila nga ana tjetër do të lejoj të gjithë ekipet të zhvillojnë stërvitje të plota duke nisur nga 1 qershori.
Shanset që kjo datë të shtyhet sërish janë thuajse zero pasi problemet që do të sillte janë shumë të mëdha, mbi të gjitha sa i përket të drejtës televizive.
Janë mbi 100 kompani në të gjithë botën që kanë blerë të drejtën për të transmetuar La Liga, nëse kjo datë nuk do të respektoj kostot do të ishin të jashtëzakonshme. Një konfirmim për arritjen e një akordi vjen edhe nga presidenti i Ligës, Javer Tebas: “Klubet, drejtuesit, lojtarët dhe arbitrat e Ligës mezi presin që të rikthehen në fushë por kampionati do të rifilloj vetëm atëherë kur kushtet sanitare të na e lejojnë. Koordinimi me Këshillin Superior të Sportit dhe me Federatën do të jetë përcaktues”, u shpreh Tebas.