![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/la.jpg)
La Liga rikujton golat e “piratit”, postim i veçantë për Vedat Muriqin
27 korrik 2023
| 13:25
Vedat Muriqi ishte figura kryesore e skuadrës së Mallorca-s sezonin e kaluar duke i ndihmuar ata që të pozicionohen në vendin e nëntë me 50 pikë.
Në këtë drejtim, lojtari kosovar kontribuoi me 15 gola, shifër kjo që e vendosi atë në listën e top pesë golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll.
Kontributi i tij po vazhdon të vlerësohet nga Mallorca që do t’ia besojë atij udhëheqjen e sulmit edhe në sezonin e ri.
Sot, faqja zyrtare e La Ligas ka ndarë videon me përmbledhjen e 15 golave të Muriqi.