La pa projekte kapitale 18 komuna, Kurti: Buxheti 2024, një hap i madh drejt forcimit të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik
14 dhjetor 2023
| 21:24
Kryeministri, Albin Kurti, është shprehur mirënjohës ndaj deputetëve për miratimin e buxhetit për vitin 2024.
Ai ka shkruar në Facebook, se ky buxhet i miratuar, është për 35% më i lartë se ai që gjetën në vitin e parë të qeverisjes.
”Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, ka shkruar Kurti.