La punën si recepsioniste, modelja shijon jetën luksoze falë shitjes së fotove seksi
Një modele, e cila hoqi dorë nga puna si recepsioniste, ka treguar se si vendosi që të shiste foto seksi në internet.
Por që në momentin që ajo u bë pjesë e “OnlyFans”, modelja ka mundur që të fitojë para për të bëjë një jetesë shumë luksoze.
Duke folur për “Dialy Star”, bukuroshja zbuloi gjithçka për punën e saj të guximshme.
Përpara këtyre përdorja një aplikacion të quajtur ‘Supe’, i cili më lejonte që të shisja foto, por tani ky aplikacion është zhdukur. Më pëlqen të kem faqen time sepse mund të personalizoj plotësisht gjithçka”, ka thënë modelja.
Ajo ka shtuar se fotografitë i realizon gjithmonë argëtuese dhe përpiqet që të jenë sa më seksi. Ndërkohë ajo ka treguar se është ende beqare dhe beson se disa burra nuk e pëlqejnë punën e saj.
Ajo e ka nisur sipërmarrjen e saj të çuditshme rreth shtatë vjet më parë, pasi gjithmonë ka dashur që të jetë “një nga vajzat e nxehta” në shfaqjet televizive.
“Mbaj mend që i thashë të dashurit tim në atë kohë: ‘Dua të jem një nga ato vajzat e nxehta’, kështu që fillova të postoja më shumë”.
Tashmë duket se modelja është duke jetuar ëndrrën e saj! Ajo nuk e ka aspak problem që jetën luksoze që bën ta shfaqë në rrjetet sociale, që nga blerja e shtrenjtë e këpucëve e deri te udhëtimet në vendet më të bukura.